Në Brod të Dragashit përurohet teleferiku i ri dhe sezoni i skijimit

Dragash | 18 Dhj 2016 | 16:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Brod të Dragashit është bërë hapja e sezonit të skijimit dhe përurimi i teleferikut të ri, investim 2.5 milion i kompanisë “Kuk Komerc” që menaxhon hotelin e këtushëm, “Arxhena”.

Në hapje merrnin pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Shqipërisë dhe përfaqësuesit e Asociacionit turistik të vendeve të Ballkanit Përendimor (BAHA).

Ky projekt u cilësua si shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në rajonin e Dragashit, dhe zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

“Është nder i veçantë të kemi një prani të tillë të komunitetit të biznesit dhe kjo është një dëshmi se sa është e rëndësishme partneriteti publiko-privat dhe sa i fuqishëm është komuniteti i biznesit vendor”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

“E veçanta e kësaj dite është se po shkëputemi nga një agjendë politike e stërngarkuar e ditëve të fundit dhe sot të gjithë jemi të orientuar në procese dhe zhvillim ekonomik. Nëse sot duhet dikush të festojë, atëherë është Brodi, Dragashi, Prizreni dhe Kosova, por dhe rajoni”, tha Gërxhaliu, para mysafirëve të shumtë.

Kryetari i Komunës Dragashit, Salim Jenuzi, gjithashtu e përshëndeti këtë investim, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm.

“Sot vërtet unë jam i nderuar që flas sot me ju për arsye se inaugurohet një projekt i cili do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në komunën e Dragashit por edhe Kosovës”, tha Jenuzi.

Rexhep Arifi, njëri nga pronarët e Qendrës Hoteliere, Sportive dhe Rekreative “Arxhena” theksoi se kjo qendër ka kapacitet prej 5000 skijatorësh në ditë, shtegun e gjatë 15 kilometra dhe se është furnizuar me pajisjet më moderne.

“Kemi siguruar pajisjen për rregullimin e shtigjeve, qendrën për qiramarrje të pajisjeve të skijimit, planifikojmë që në sezon të kemi mjekun emergjent dhe infermierin dhe e kemi kompletuar restorantin e ushqimit të shpejtë në pikën më të lartë te shtigjeve të skijimit. Planifikojmë gjithashtu që të organizojmë edhe shkollën e skijimit me instruktor të njohur vendor”, tha Ariifi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besim Beqaj, tha se ajo që ka tubuar në Brod të gjithë këta njerëz nuk është punë e një periudhe të shkurtër.

“Është punë e përkushtimit të pashoq. Është punë e cila nuk është bërë vetëm me logjikën e investimit ekonomik. Ky është investim dhe guxim, të një familjeje e cila për vite të tëra tërë kapitalin financiar të kompanisë ‘Kuk Komerc’ e ka orientuar në krijimin e një qendre e cila do tu shërbente për shëndet më të mirë, për zhvillim ekonomik dhe për një ambient jashtëzakonisht të përshtatshëm”, tha deputeti Beqaj.

Kjo që është krijuar sot është për mua më shumë se qendra ekonomike, më shumë se qendër e skijimit është befasi, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Conell.

“Për këtë nuk kam dëgjuar diçka deri sa u hap. Kjo më tregon diçka interesante, shume të rëndësishme se çka mund të krijohet në Kosovë prej Kosovarëve, me punë të palodhshme, me një vizion, me përkushtim të veçanta”, tha ambasadori O’Conell.

Kryetari i BAHA-s, Blagoje Ragin, tha se për këto vite të zhvillimit të Kosovës pas luftës Kosova ka arritur rezultate të mëdha dhe uroi që me punë dhe përkushtim të vazhdohet zhvillimi tërësishëm shoqëror dhe ekonomik i Kosovës.

Image may contain: 11 people, people standing and outdoor

teleferiku2

teleferiku

Image may contain: 9 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing, child and outdoor

Image may contain: 2 people, sky, outdoor and nature

Image may contain: 4 people, people standing, sky and outdoor

brod

Image may contain: one or more people, mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: night and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: one or more people, mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: sky, mountain, cloud, house, outdoor and nature

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 6 people, people standing and outdoor

Të ngjashme