Në dhjetor Prishtina me autobusë të rinj

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 15:38 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë fituese për furnizim me autobusë për Trafikun Urban. Kompania me të cilën u arrit marrëveshja është “IVECO” nga Çekia.

Deri në fund të dhjetorit të këtij viti, kompania “Trafiku Urban” që operon në Prishtinë do të pajiset edhe me 51 autobusë të rinj të cilët janë prodhim i vitit 2016.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, theksoi se procesi i stërzgjatur i projektit për autobusët po finalizohet sot.

“Autobusët modern do të ndihmojnë qarkullimin e qytetarëve më lehtë dhe më komod. Një proces i stërzgjatur që përfundimisht po finalizohet pas kalimit të garancion në Kuvendin e Kosovës. Në bashkëpunim me BERZH-in shpallëm fituesin dhe nënshkruam kontratën për autobusët e rinj”.

“51 autobusët e rinj do të jenë në transportin publik. Dua t’i potencoj disa gjëra: T’i kthejmë sa më shumë njerëz në transport publik, në vend që t’i kemi 50 makina, atëherë atë do t’i zëvendësojmë me një autobusë. Autobusët janë të standardi ‘euro 6’, standard modern”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa përfaqësuesi i Trafikut Urban, Halil Mustafa tha se kjo kompani dhe punëtorët e saj kanë festuar sot, meqë po arrihet të realizohet ky projekt i stërzgjatur.

Vlera e këtij projekti arrin shumën e 13 milionë eurove.

Kjo u bë e mundur pasi Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar garancionin për blerjen e 51 autobusëve të rinj, falë kredisë që Trafiku Urban ka marrë nga BERZH-i.

Si pronari i kompanisë “IVECO”, ashtu edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës u shprehën të kënaqur me marrëveshjen e arritur mes tyre.

Sipas planit financiar kostoja e biletës do të reflektojë edhe me blerjen e autobusëve të rinj, ka potencuar Ahmeti.

shpendi - autobuset11Shpendi nenshkrimshpendi autobus

Të ngjashme