Në dhjetor u pezullua nga KQZ, sot PSD mban kuvendin zgjedhor

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sot do të mbajë kuvendin zgjedhor.

Kuvendi zgjedhor do të nisë në orën 11:00.

“Sot, me datën 28 janar (e diel), nga ora 11:00, PSD do të mbajë Kuvendin Zgjedhor. Kuvendi do të mbahet në Orion Conference Center (afër Kinos ABC).”

Kujtojmë se KQZ më 27 dhjetor 2023 pezulloi PSD’në, pasi sipas KQZ’së, PSD-ja e kishte pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Të ngjashme