Në Ditën Botërore të Infermierëve, Ministria e Shëndetësisë rikujton punën e tyre

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar punën e përditshme të infermierëve në ditën botërore të tyre.

Nga kjo ministri kanë thënë se u janë mirënjohës  e përulen para punës dhe angazhimit të tyre.

“Jemi me fat që kemi shumë profesionistë të kësaj lëmie që me devotshmëri të plotë e të pa kursyer asgjë nga vetja kanë vazhduar betejën e kanë kaluar shumë sfida për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë”, është thënë nga kjo ministri.

Njoftimi i plotë:

Në Ditën Botërore të Infermierëve rikujtojmë punën e përditshme të infermerëve që si në secilën pjesë të botës, ashtu edhe tek ne janë në krye të betejës për jetën e kundër Covid-19.

Jemi me fat që kemi shumë profesionistë të kësaj lëmie që me devotshmëri të plotë e të pa kursyer asgjë nga vetja kanë vazhduar betejën e kanë kaluar shumë sfida për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.

U jemi mirënjohës e përkulemi para punës dhe angazhimit të tyre.

Të ngjashme