Në fabrikën e letrës higjenike “Freesia” në Lipjan do të punojnë persona me aftësi të kufizuar

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Shaqir Palushi ka njoftuar tashmë se nga Fondacioni Golden Eagle në fabrikën e letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës në Lipjan do të punësohen persona me aftësi të kufizuar.

Për këtë arsye ai këtë fabrikë e quan shumë unike.

“Sepse në fabrikën tonë, do të punojnë personat me aftësi të kufizuara, e produktet që ju i blini nga fabrika jonë, do të sigurojë mbështetje financiare dhe humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë” tha Palushi.

Postimi i plotë:

Freesia po vjen!

Fabrika e letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës-Lipjan nga Fondacioni Golden Eagle

Kjo fabrik për prodhim të letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës është unike.

Sepse në fabrikën tonë, do të punojnë personat me aftësi të kufizuara, e produktet që ju i blini nga fabrika jonë, do të sigurojë mbështetje financiare dhe humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë.

Duke bler produktin e Freesias, ti blen produkt vendor dhe jep shpresë e kontribon për njerëzit në nevojë!

Të ngjashme