Në Fier gjendet në rrugë trupi i pajetë i një 23-vjeçari, i vrarë me thikë

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier.

Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar, pas konfliktit me një person tjetër. Burime nga policia raportojnë se sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, shtetasi F.S., është gjetur pa shenja jete, raporton TCH.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë (thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme