Në Gjakovë mbahet karnavali i parë i librit

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar karnavali i parë i librit, me ç’rast është promovuar edhe murali i punuar nga stafi i OJQ-së së bashku me nxënësit dhe stafin e SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ky aktivitet po mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare “Shkrim-Lexim” të shpallur nga UNESCO.

Projekti “Libri, miku im më i mirë” është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të OJQ-së “Rinia Kosovare Evropiane” dhe SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë, me qëllim të ndërgjegjësimit të të rinjve për zbutjen e përdorimit nga varësia e telefonave të mençur nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe bashkëpunimin ndërmjet grupeve të mëdha dhe të margjinalizuara të Komunës së Gjakovës.

Në karnaval fëmijët janë veshur si personazhet e librave që kanë lexuar dhe janë nisur nga shkolla “Fehmi Agani” për ta vizituar Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme