Ekonomia Online
FUNDIT

Në Infektive po trajtohen 85 raste me Coronavirus, gjashtë në gjendje kritike

Në Infektive po trajtohen 85 raste me Coronavirus, gjashtë në gjendje kritike

Klinika Infektive njofton se në Kosovë janë 85 raste me koronavirus, ndërkaq, të shtirë në klinikë sot janë 100 persona. Sipas Infektives, 42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, e në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike. “Sot nga klinika do të […]

Klinika Infektive njofton se në Kosovë janë 85 raste me koronavirus, ndërkaq, të shtirë në klinikë sot janë 100 persona.

Sipas Infektives, 42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, e në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.

“Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.

Të ngjashme