Në Komunën e Rahovecit, fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 09:52 | Nga

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Shkollat e Mesme të Larta dhe në Shkollën Profesionale në Komunën e Rahovecit. Regjistrimi do të bëhet duke u bazuar në konkursin publik i cili është përgatitur nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Rahovecit thotë se nga sot ka filluar regjistrimi i nxënëseve në klasa të dhjeta, për vitin shkollor 2018/2019. Regjistrimi do të zgjasë deri me 21 Qershor 2018.

Drejtori Morina shprehet se në koordinim me drejtorët e shkollave është i përgatitur për këtë proces të regjistrimit, gjithashtu ai thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme