Në Komunën e Rahovecit shënohet 7 Marsi Dita e Mësuesit

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Në Shtëpinë  e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në qytetin e Rahovecit, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Rahovecit është shënuar sot 7 Marsi Dita e Mësuesit.

Për nder të kësaj dite të veçant, Shkolla e Mesme e Ulët e Muzikës “Faik Sylka”, ka mbajtur koncert festiv.

Të pranishëm në koncert ishin Avni Morina drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Naser Dula drejtor i Shkollës së Mesme të Ulët e Muzikës “Faik Sylka”, në qytetin e Rahovecit, drejtor të shkollave, mësimdhënës dhe prindër.

Avni Morina drejtor i DKA-se, në fjalën e tij te mbajtur ka thënë se si çdo vit edhe sot jemi mbledhur për të festuar bashkë ditëlindjen e shkollës shqipe, në shenjë kujtimi e mirënjohje të thellë për ata që na mësuan shkronjat e para shqipe, të flasim e të mendojmë shqip e parasë gjithash, na mësuan të duam atdheun tonë shqip.

“132 vite më parë, shkëlqyen rrezet e dritës së diturisë dhe shumë shpejtë ato u përhapen në çdo pëllëmbë toke, ku bukës i thonë bukë e ujit i thonë ujë. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe në kushte të sundimit osman ishte rreptësishtë i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroj e hapur për gati 20 vjet. Drejtuesit e saj ishin figura të njohura të rilindjes sonë kombëtare, me atë mundësi që kishin, ata u bënë nismëtar të krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë dhe të madhe pajisjes me mjete të duhura të mësimdhënies për të bërë më tej edhe shpërndarjen e tyre, tek nxënësit e tyre. Të edukuar dhe më frymën e lartë të atdhetarizmit, këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen edhe pasuesit e denjët të ideologjisë, tërësisht kombëtare të mësuesve të tyre dhe luftëtarëve të lirisë kombëtare. Në shenjë nderimi, respekti dhe nderimi për kontributin e mësonjëtores së Korçës dhe mësueseve të saj, 7 Marsi është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe”, ka thënë ndër të tjera drejtori Morina në fjalimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme