SBASHK-u uron mësimdhënësit për 7 Marsin

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

SBAShK-u ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Sindikata e mësimdhënësve, thotë se në këtë ditë lartësohet kujtimi për mësuesit e parë të kombit, duke shtuar se janë ballëhapur ndaj nismave të reja në të mirë të mësuesit.

Ky është urimi i plotë i SBAShK-ut:

Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë  7 Marsi është  një datë e rëndësishme  e kombit tonë që shënon nismën e betejave të mëdha të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira.  Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin   meritor  për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj  në shërbim të  edukimit e arsimimit  të brezave.  Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban  Jashari dhe për kolegët tanë  që në vitet 90-ta  mbrojnë arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit.  Ata me mund e sakrifica kanë vënë gurët themeltar të Kosovës shtet.

Të nderuar pishtarë të dijes   në  këtë  7 Mars  jemi ballëhapur sepse  pas shumë përpjekjeve  e kemi Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, i cili shpreh mirënjohjen dhe përkrahjen për gjithë ata që me  kanë dhënë kontribut të lartë në shërbim të arsimit dhe atdheut.

Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë   bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin    në përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja  dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor.

Gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e  mësuesit dhe shkollës shqipe. Urime  dhe e gëzofshim bashkë Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme