Në Kosovë mesatarisht ngrohen rreth 52.67m² për ekonomi familjare

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar hulumtimin me të dhëna për Konsumin e Energjisë në Ekonomitë Familjare. Ky publikim (hulumtim) statistikor paraqet të dhëna statistikore për vitin 2022 mbi konsumin e energjisë. 

Konsumi i Energjisë në Ekonomitë Familjare (KEEF) është një studim i bazuar në një mostër probabiliteti, pra karakteristikat e popullsisë vlerësohen duke përdorur të dhënat e mbledhura nga njësitë e mostrës dhe duke aplikuar teorinë e probabilitetit.

Territori i Kosovës mbulohet 100% me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82,33% të ekonomive familjare.

Analizat e energjisë dhe lëndëve djegëse të konsumuara (sipas numrit të amvisërive) treguan se energjia elektrike është përdorur në 100,0% të ekonomive familjare, 4,19% nga ngrohja e blerë nga sistemet e ngrohjes qendrore.

Sa u përket lëndëve djegëse, dru zjarri ishte më i përdorur gjerësisht me një mesatare të përdorur në 82,33% të ekonomive familjare. Po ashtu, vend të konsiderueshëm merr edhe GLN (plin) me 17,8%.

Të ngjashme