Në La Liga ka garë të fortë për mbetje në elitë

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i ri i Spanjës, Real Madridi, do të udhëtojë te Granada të shtunën në ndeshjen që nis nga ora 18:30.

Në Spanjë kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u luajtur, por madrilenët tashmë mendjen e kanë te finalja e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit më 1 qershor në “Ëembley”.

Për Realin mund të mos ketë shumë peshë ky ballafaqim, por për Granadan e Myrto Uzunit, ka rëndësi të madhe.

Reali është i pari me 87 pikë, kurse Granada në vendin e parafundit ka 21 pikë dhe është në prag të rënies nga elita. Cadizi në vendin e 18-të ka 26 pikë.

Vendin që siguron mbijetesën e mban Mallorca e Vedat Muriqit, që ka 32 pikë në vendin e 17-të.

Cadizi e pret Getafen të dielën nga ora 14:00, kurse Mallorca të shtunën nga ora 14:00 luan në shtëpi kundër Las Palmasit.

Atletico Madridi pritet ta mbajë vendin e katërt që dërgon në Champions edicionin tjetër. Luan kundër Celta Vigos nga ora 16:15.

Barcelona dhe Real Sociedadi e mbyllin këtë xhiro të hënën, në ndeshjen që nis në orën 21:00.

Të ngjashme