Në Mitrovicë burri u fut në shtëpi me kamion me qëllim t’i mbys gruan dhe 6 fëmijët e tij

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.

Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët.

Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i thanë Klan Kosovës, i kishte kërcënuar se do t’i djegë brenda shtëpisë.

Megjithatë, 37 vjeçarja Lindita Latifi, tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti me të cilin janë në procedura shkurorëzimi, e rrahu dhe e malltretoi.

Ndonëse janë prindër të gjashtë fëmijëve, me vite të tëra, Lindita Latifi ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti.

Sipas saj edhe pse për të bëmat e burrit kishte raportuar në polici, nuk është se u mor në mbrojtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme