Në Prishtinë fillon gjysmëmaratona “Prishtina 2019”

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 12:35 | Nga Besiana Dauti

Në Prishtinë ka filluar të mbahet gjysëmmaratona “Prishtina 2019”, ku garuesit të cilët po marrin pjesë do të sfidohen me vrapim prej 21 km.

Gjysmëmaratonës i është bashkuar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si dhe shumë personalitete të tjera.

Shtegu i maratonës fillon nga Teatri Kombëtar, Rruga “Nënë Tereza”, semaforët kryesorë, Rruga për Fushë-Kosovë (kthim djathtas) prej Fushë Kosovës, në drejtim të rrugës për Obiliq, pastaj në rrugën Magjistrale Mitrovicë-Prishtinë dhe vazhdohet deri tek Rrethi i kryeqytetit ku garuesit do kthehen prap në cak tek Teatri Kombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme