Në Prishtinë hapet kompania “Teleperformance”

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 11:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë në Kosovë është bërë hapja e kompanisë së shërbimeve ndaj klientit, “Teleperformance”, në të cilën janë punësuar 100 persona.

Të pranishëm në hapje ishin ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrash dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Abrashi tha se hapja e kompanive të tilla me renome botërore në Kosovë e përmirëson imazhin e saj.

“Tani edhe Kosova është pjesë e hartës globale e një prej kompanive të mëdha siç është kjo. Kjo çka po ndodh sot është një vepër e madhe. Kosova dalë ngadalë po përcjell një mesazh në Evropë dhe në botë dhe se Kosova po bëhet vend atraktiv për investime. Kjo e përmirëson imazhin e Kosovës”, ka thënë Abrashi.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se hapja e kompanive të tilla në Kosovë tregon se Prishtina po bëhet një vend atraktiv për investime për shkak të fuqisë së re punëtore që posedon.

“Siç e shpjeguan edhe më herët takimin e parë e kemi pasur para një viti për t’u hapur kjo kompani si më e madhja në botë për shërbimin dhe kujdes ndaj klientit. Prishtina po bëhet një vend atraktiv për shkak të fuqisë së re punëtore që e kemi”, ka thënë Ahmeti.

Brian Blackeder, menaxher në “Teleperformance”, me këtë rast tha se për këtë ditë kanë punuar gjatë. Ai tha se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë.

Ai bëri të ditur se në këtë kompani do të punësohen 100 persona.

“Kjo është diçka shumë e miq përderisa kemi parë persona të cilët kemi rekrutuar si punëtor këtu të cilët janë të apasionuar dhe të gatshëm për të bërë një punë të mirë. Ne kemi 100 personat e parë këtu që punojnë dhe po shohim mundësinë për të rritur numrin e tyre”, ka thënë ai.

“Teleperformance” në Shqipëri ka nisur punën në vitin 2008 dhe ka më shumë se 2 mijë punëtorë.

Image may contain: 3 peopleImage may contain: 2 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and outdoorImage may contain: sky, tree and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Të ngjashme