Në Shqipëri shënohet dita më e nxehtë e vitit, temperatura shkon 47 gradë

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Pas të martës nis rënia e temperaturave.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë këtë të hënë ka arritur kulmin.

Sipas meteorologëve, termometri mesditën e sotme në Tiranë ka arritur 45 gradë në diell, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit.

Qarku me vlerat më të larta të të nxehtit është regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije. E marta do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen.

Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara. Madje do të kemi edhe rrebeshe shiu. Por këto ditë të freskëta do të na shoqërojnë për pak kohë, pasi vendi pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, Shqipëria po regjistron ditë dhe netë më të nxehta, duke bërë që përgjatë vitit të përsëriten episode të tilla përvëluese.

Të ngjashme