Në Ulqin do të hapet Konsullata e Përgjithshme për shqiptarët

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Gent Cakaj përmes një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi”.

“Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike”

Të ngjashme