Para se me e rritë tatimin në pronë në këtë formë, Qeveria do të duhej: Ka edhe shumë ndërhyrje të tjera sistemore të cilat mund të bëheshin po të kishte vullnet politik.
Në vend se të rriste tatimin në pronë, Qeveria do të duhej të merrte këto 6 masa

Para se me e rritë tatimin në pronë në këtë formë, Qeveria do të duhej:
- Me i rritë pagat sipas inflacionit. Krejt çmimet janë rritë, pagat s’kanë ndryshuar.
- Me i qitë taksë në dividentë korporatave. P.sh. Bankat fitojnë miliona të cilat i çojnë jashtë Kosovës në formë dividente.
- Me përshkallëzu tatimin në fitim për korporata. Aktualisht e kemi të sheshtë. Akumulimi i kapitalit po vazhdon.
- Me bë taksë progresive në paga. Paga minimale të rritet. Barra e mbushjes së buxhetit nuk duhet të mbetet te shumica me paga të vogla, kështu ulet pabarazia.
- Me vendosë taksë në trashëgimi, që pasuria mos me u koncentru në pak duar vazhdimisht. Familjet që historikisht kanë pasur më shumë prona, po i rrisin ato me kalimin e gjeneratave. Në rastin kur pasuria trashëgohet një përqindje e saj duhet t’i kthehet shoqërisë.
- Tatimi në pronë duhet të jetë gjithshtu progresiv. I përshkallëzuar nga madhësia dhe i kategorizuar nga zona ku ndodhet prona dhe natyra e saj. Gjithashtu duhet taksë specifike për pronën e papërdorur.
Ka edhe shumë ndërhyrje të tjera sistemore të cilat mund të bëheshin po të kishte vullnet politik.

















