Ekonomia Online
FUNDIT

Negociatat me BE, sot dhe nesër Samiti në Bruksel Shqipëria shkon pesimiste

Negociatat me BE, sot dhe nesër Samiti në Bruksel Shqipëria shkon pesimiste

Sot dhe nesër, (23 dhe 24 Qershor), do të mbahet samiti i Këshillit Europian ku do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë samit do të marrin pjesë liderët e BE-së dhe të tre vendeve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe Presidenti serb […]

Sot dhe nesër, (23 dhe 24 Qershor), do të mbahet samiti i Këshillit Europian ku do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë samit do të marrin pjesë liderët e BE-së dhe të tre vendeve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe Presidenti serb Vuçiç.

Pas polemikave dhe mëdyshjeve ditën e djeshme kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë i pranishëm në samit. Ky vendim siç bëri me dije Rama është marrë pas bisedës së zhvilluar me Vuçiç e Kovaçevskin. Pas kryeministrit Rama, pjesëmarrjen në samit e konfirmoi dhe Vuçiç e Kovaçevski.

Konfimrimi nga liderët e Ballkanit erdhi pasi opozita bullgare deklaroi votën e saj pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërisë duke qenë se dy shtet janë së bashku në këtë proces.

Nisur nga këto indicie pozitive Rama tha se do të marrin pjesë në samitin e Këshillit Europian, edhe pse shprehet skeptik për hapjen e negociatave.

Por gjithçka ndryshoi gjatë pasdites, pasi qeveria e Bullgarisë u rrëzua pas vetëm 7 muaj qëndrimi në pushtet.

Të ngjashme