Modelja dhe njëkohësisht aktorja e njohur, Almeda Abazi, kurorëzoi dashurinë e saj në martesë më 13 shkurt me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.
“HaberTurk”, ka zbuluar një detaj nga dasma e tyre. Aktori turk nuk mban një rreth martese në gisht.
Sipas medieve turke, Tolgahan mban në trup unazën që i dhuroi e vjehrra në dasmë, një rreth i cili i përkiste bashkëshortit të saj, babait të Almedës, i cili ndërroi jetë 11 vite më parë.
Aktori i famshëm e ka vendosur në një zinxhir dhe e mban në trup unazën, pasi nuk i binte në gisht.
Mamaja e Almedës mësohet t’ia ketë dhuruar dhëndrit të saj unazën, dhe i ka thënë pikërisht këto fjalë “Tani dua që ta mbash ti këtë unazë”.
Idhulli i gjinisë femërore, Tolgahan është prekur shumë nga ky gjest i vjehrrës, ku i ka premtuar asaj se do të kujdeset për vajzën e saj.
“Edhe vajza edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanet për mua”-mësohet të ketë thënë aktori.