Familjari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Halim Thaçi, ka thënë se nëna e tij e ka pritur me padurim lirimin e të birit nga Haga, ndërsa pas shpalljes së aktgjykimit dënues familja nuk po guxon t’i tregojë për vendimin, raporton Ekonomia Online.
Pas vendimit të Hagës, Halim Thaçi ka shprehur zhgënjimin e tij për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke ngritur edhe çështjen e mosndëshkimit, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës.
“E pritem mazamakeq për neve, ku don më shku ma poshtë. Çfarë kemi me bë? Na kanë kap të fortit në dorë, dyqysh po na bëjnë, çfarë kemi me bë? S’kemi ck me bë diçka më tepër. Çfarë me bë?”.
“Qysh mu bë aj gjykim, çfarë na ka bërë shkau e s’ka marrë dënim kërkush? Këto janë të padrejta”.
“Plakes nuk guxojm me i kallxu asgjë. Nanes tij nuk mundmei mi tregu. E ka prituar hasret. Ajo nuk e ka ditë për këtë ditë të sodit. Kemi mendu që e gëzojm. Sot mi tregua çka mi tregu, mazamakeq për neve”, tha ai.
