Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Nënë e bijë janë plagosur këtë të shtunë në Fushë-Kosovë teksa ishin brenda veturës, ndërsa i dyshuari për këtë rast është identifikuar nga policia dhe i njëjti është në kërkim.

Klankosova.tv nga burime të veta brenda Policisë merr vesh se rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.

Të dy viktimat janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa nëna, e lindur në vitin 1959, është duke kryer një intervenimi kirurgjik si pasojë e plagëve të marra në stomak dhe në ekstremitete.

Kurse e bija e saj, e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime të lehta në duar.

Kujtojmë se për kapjen e të dyshuarit janë duke punuar ngusht Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe Policia teksa mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Të ngjashme