Nëntë pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 18 pacientë me COVID-19.

Nga Spitali kanë njoftuar se nëntë pacientë me koronavirus janë në oksigjenoterapi e dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit është shëruar një pacient.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 584 Vizita Specialistike;

– 28 Pranime;

– 183 Pacientë të Hospitalizuar;

– 4 Lindje, 4 vajza;

– 8 Operacione;

– 44 Hemodijaliza;

– Analiza: 276 pacientë që kanë bërë 3,678 analiza;

– 166 Shërbime Radiologjike dhe atë: 110 Rëntgena, 36 Ultrazëra, 15 CT-ja dhe 5 Mamograf;

– 36 procedura fizoterapike

Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:

– 18 pacientë me Covid 19 të shtrirë;

–  9 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;

–  2 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;

– 1 pacientë i shëruar gjatë 24 orëve të fundi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme