Uran Ismaili ka shkruar në Facebook se nesër do të përmbyllet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prishtinë. Ai ka shkruar se gjatë kësaj periudhe Dega e PDK-së në Prishtinë arriti të rikonsolidojë dhe formojë plot 75 nëndegë, më së shumti ndonjëherë në Prishtinë. Ai u ka shprehur mirënjohje aktivistëve për angazhimin.
“Gjysmë viti punë e palodhshme e PDK-së në Prishtinë ka dhënë rezultate të mrekullueshme. Gjatë kësaj periudhe Dega e PDK-së në Prishtinë arriti të rikonsolidojë dhe formojë plot 75 nëndegë, më së shumti ndonjëherë në Prishtinë. Qindra takime me mijëra pjesëmarrës janë dëshmi që tregojnë se PDK-ja tani mbulon gjithë territorin e Prishtinës dhe se është më e mobilizuar se kurrë më parë. Mirënjohje e veçantë për angazhimin vetëmohues të secilit anëtar e aktivist! Nesër në orën 10 e 30 në Emerald Hotel do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prishtinë ku do të përmbyllet zgjedhja e strukturave të reja përmes zgjedhjes së udhëheqësisë së re dhe Kryetarit të ri. Procesi i nesërm do të jetë vazhdimësi e punës së madhe që ka filluar muaj më parë dhe strukturat e dala nga ky proces demokratik dhe transparent do të jenë të gatshme ta etablojnë Dekadën e Re si platformën e vetme për zgjidhjen e problemeve të qytetit tonë.” ka shkruar Ismaili në Facebook