Netanyahu i ankohet Putinit

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Irani është kërcënimi më i madh për rajonin.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të eliminuar këtë kërcënim”, tha Netanyahu gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Ai vuri në dukje se shumë probleme në rajon u tejkaluan nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me Putinin, raporton AA.

Netanyahu përsëri ka paraqitur një numër akuzash kundër Iranit për të cilin tha se paraqet kërcënimin më të madhe për tërë rajonin.

“Ne do të angazhohemi që të parandalojmë Iranin që të na kërcënojë me shkatërrim”, tha kryeministri i Izraelit. Putin tha se marrëdhëniet tregtare midis Izraelit dhe Rusisë vazhdojnë të rriten, edhe pse ato ende nuk janë në nivelin e pritshmërive.

Ai shtoi gjithashtu se është e rëndësishme të diskutohet situata dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Deklarata e Kremlinit thekson se gjatë takimit janë diskutuar çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, çështja izraelito-palestineze dhe Siria.

Të ngjashme