Neymar mund të kthehet në Barcelonë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ylli brazilian Neymar mund të kthehet në Barcelonë.

Sipas Le 10 Sport, kërkesat e Neymarit për pagë të lartë janë bërë pengesë që Barcelona ta realizojë qëllimin e saj, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Së fundmi është raportuar se futbollisti 27 vjeçar ka vendosur që të mos e vazhdojë karrierën e tij në Paris Saint-Germain.

Tani mbetet të shihet nëse skuadra katalunase është e gatshme që të paguajë shumën prej 300 milionë eurosh për futbollistin në fjalë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme