Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar 113 mostra në Klinikën Infektive nën dyshimin se janë të infektuar me virusin Covid-19. Nga 13 të infektuar që sot dolën pozitiv, 11 janë nga fshati Topanicë e Kamenicës – familjarë të shoferit që erdhi nga Gjermania.
Fshati Topanicë e Kamenicës është në karantinë nga dita e martë. Kjo sepse u konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për 42-vjecarin i cili u konfirmua se është infektuar me virus.
Banorët e fshatit treguan se shoferi i infektuar nuk kishte dalë në fshat. Megjithatë, ai infektoi 11 persona të tjerë me koronavirusi.
“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).
Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, njofton IKSHPK.
Derisa dy rastet tjera të konfirmuara me kroonavirus janë njëri nga Prishtina e tjetri nga Gjakova.