Nga sot, BE-ja ka çimentuar versionin e Zajednicës

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 13:26 | Nga Avni Arifi

Veprimet amatoreske, pseudopatriotike të Kurtit dhe njerëzve të tij jo vetëm që e lanë Kosovën jashtë KiE-s, por e çimentuan vetëm një version të draft statutit të Zajednicës e ai është drafti i mikut të Kurtit, Miroslav Lajçak.

Prej janarit të 2023 SHBA e ka lut Kosovën me prodhu draft që e mbron Kosovën. Albin shitke mend për parime, drejtësi dhe bile vlera të demokracisë dhe vlerat e BEs.
Më shumë se një vit ka kur Edi Rama ja solli një verzion e të cilin me fyerje Albini e refuzoj dhe po ashtu planin që më shumë se një vit e kishte në sirtar të FES ( që sot tha se e dërgon në GjK)

Kjo mendjemadhësi dhe kjo dashuri e Kurtit në mençurinë e vet është fati i zi i Kosovës.
Nga sot BE-ja ka çimentuar versionin e Zajednicës. Trashëgimia politike që po i jep Kosovës Kurti janë temelet që i la Lajçaku.

Dilni tash shajeni BE-në se ja ka ba Kosovës të padrejtë e ndezeni frymën anti-Europiane se si “Europa na ka refuzu tri herë” e në fakt tri herë jeni përpjek me rrejt Europën por fatkeqësisht ata nuk i kanë 45% analfabet. Mobilizoni sa të doni armatën e flliqanave në rrjete sociale por Kosova do të jetoj me katrahurën që e lat prapa

Të ngjashme