Është prezantuar raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1 317 persona si dhe janë lënduar mbi 536 mijë persona, raporton Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se çdo vit në botë humbin jetën nga aksidentet rrugore rreth 1.3 milion njerëz.
“Ky raport ka material të rëndësishëm që të na udhëzoj në parandalimin e aksidenteve. Aksidentet rrugore janë bërë shkak kryesor i vdekjes. Çdo vit me shumë se 1.3 milion njerëz vdesin në gjithë botën dhe më shumë se 10 milionë të lënduar”.
“Për të rritur nivelin është e nevojshme të hartohet një plan në zbatimin e masave të zbatuara. Në vendin tonë ka rritje të automjeteve dhe siguria rrugore është bërë problem në shoqërinë tonë. Nga viti 2010 deri në 2019 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1 317 persona dhe janë lënduar mbi 536 mijë persona”.
Ministri i MPB-së Agim Veliu ka thënë se për periudhën dhjetor-janar 2018-19 numri i aksidenteve ka pas rritje prej 2.9%.
“Ngritja e sigurisë ka avancuar nga viti në vit por çdo herë duke marr parasysh fakton se siguria në rrugë asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Siguria në rrugë ende kërkon vëmendje të institucioneve tona”.
“Për periudhën dhjetor-janar 2018/19 vërehet se numri i aksidenteve ka pësuar ngritje prej 2.9% dhe me dëme materiale për 5,6% ndërsa numri i aksidenteve me lëndime ka shënuar rënie prej 1.2%. Numri i kundërvajtjeve të shqiptuara ka shënuar rritje 11,4%”.
Drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka thënë se numri i kundërvajtjeve të shqiptuara nga viti 2018 deri në vitin 2019 është 32 mijë e 962 dhe kanë ndëshkuar 4 103 kundërshtime të qytetarëve.
” Numri i kundërvajtjeve të shqiptuara që janë paraparë për vitin 2018/19 është 32 mijë e 962 dhe kemi ndëshkuar 4 103 kundërshtime të qytetarëve si dhe ndalime motorike 13 mijë e 104″.
“Nëse i krahasojmë aksidentet fatale dhe numrin e vrasjeve atëherë mund të themi se është 5 me 1”.
Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se në vitin 2019 ka rënë numri i aksidenteve krahasuar me vitin 2018, raporton EO.
“Krahasimi i aksidenteve për virin 2019 dhe 2018 ka qenë i njëjtë ndërsa numri i vdekjeve të personave ka rënie. Po ashtu çdo vit aktivitet policore kanë qenë në rritje. Brenda vitit 140 persona humbin jetën nga aksidentet”.
Fejzullah Mustafa nga Departamenti i këshillit koordinues të sigurisë në rrugë, tha se viti me i rrezikshëm ka qenë viti 2012.
“Shihet se kemi një zvogëlim të aksidenteve ku gati më i rrezikshëm ka qenë viti 2012 me mbi 19 mijë aksidente. Të aksidentet me dëme materiale kemi rënie”.
“Kosova është në një mese të artë në rajon dhe është vendin e dytë sa i përket aksidenteve. Rrugët më të parrezikshme janë autostrada si dhe regjioni me më së shumti vdekje në aksidente është Prishtina”.