Aktakuzë ndaj personave që sulmuan Konsullatën Turke

Prizren | 23 Shk 2017 | 11:48 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të regjionit të Prizrenit

Prokuroria bënë të ditur se aktakuza është ngritur për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale, rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga neni 173 paragrafi 3 i KP-së, lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se, më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij.

Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kupëza betoni në drejtim të Konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e Konsullit dhe personave të tjerë në atë Konsullatë. Thuhet në kumtesën e prokurorisë

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga neni 173 paragrafi 3 i KP-së, lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. Bënë të ditur prokuroria themelore e Prizrenit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme