Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që iu gjetën katër mijë fishekë në bagazh

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.M., pasi që të njëjtit i janë gjetur katër mijë copë fishekë në bagazhin e veturës derisa po përpiqej të kalonte kufirin në pikë kalimin kufitar të Jarinës.

Sipas prokurorisë, në shtëpinë e të akuzuarit  po ashtu është gjetur një armë AK 47 dhe tre karikatorë, njofton Klan Kosova.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se i pandehuri D.M. gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër (4) paketime me municion me katërmijë (4000) copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3, po ashtu në shtëpinë e të akuzuarit është gjetur armë AK 47 dhe tre (3) karikator”.

“Me këto veprime i pandehuri D.M. ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse” nga neni 364, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Të ngjashme