Nikolla Gruevski edhe sot në gjykatë

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 09:39 | Nga

Sot mbahet seancë për rastin “Shuplakat”, ku të akuzuar janë ish- kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit, Mile Janakieski dhe nëntë persona të tjerë.

Nesër po ashtu mbahet seancë për rastin “Trajektorja” në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë shkaktuar dëm prej 150 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme