Nis asfaltimi i rrugës në lagjen “Bellaqa”

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 16:07 | Nga

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, Muhamet Behra, ka vizituar sot fshatin Potoqan i Epërm, për të parë nga afër punimet në infrastrukturën rrugore që po realizohen në lagjen “Bellaqa”.

Muhamet Behra ka takuar banorët e kësaj lagjeje. Ai ka thënë se ky projekt është duke u kryer nën monitorimin profesional nga organi mbikëqyrës më qëllim që të jetë cilësia ashtu siç është e paraparë me kontratë.

Behra tregoi se rruga e cila ka filluar të asfaltohet është paraparë të ketë dy shtresa me asfalt.

Banorët e lagjes “Bellaqa” falënderuan drejtorin për vizitën dhe për projektin, i cili është duke u realizuar nga buxheti komunal, duke thënë se kjo rrugë para se të fillohet të asfaltohet ka qenë vështirë e kalueshme, por që tash kjo rrugë do t’ua lehtësojë lëvizjen.

Sipas dinamikës së punimeve, rruga pritet të asfaltohet gjatë javës së ardhshme. Gjatësia e rrugës është 1 781 metra dhe vlera totale e projekti është 139 578 euro.

rahovecc r1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme