Nis implementimi i projektit për sinjalizimin e rrugëve në Rahovec

Rahovec | 03 Pri 2017 | 13:16 | Nga

Në mesin e shumë projekteve që janë duke u realizuar në Komunën e Rahovecit është edhe projekti për “Sinjalizimi Vertikal dhe Horizontal i rrugëve në Komunën e Rahovecit”, ky projekt është duke u realizuar përmes drejtorisë për Punë Inspektuese.

Punimet në realizimin e fazës së parë të  këtij projekti kanë filluar me vendosjen e shenjave vertikale nëpër qytet për të vazhduar me Vendkalime të shënuara për këmbësorë në ato pjesë ku është paraparë të plotësohet me vendkalime të reja.

 Pas përfundimit të fazës së parë, punimet do të vazhdojnë me vendosjen e vendkalimeve të këmbësorëve (zebrave) dhe tabelave tjera të nevojshme në afërsi të shkollave nëpër të gjitha fshatrat e Komunës së Rahovecit, me qellim që nxënësve t’ju mundësohet kalim i rrugës në mënyre më të sigurt po ashtu edhe ngasësit do të informohen me herët për afërsinë e shkollave dhe për pranin e fëmijëve në rrugë.

Paralelisht me këtë faze, do të bëhet shqyrtimi i kërkesave të banoreve për vendosjen e ngadalësuesve të shpejtësisë (Police të shtrire).

Pas përfundimit të shqyrtimit të kërkesave, do të fillohet vendosja e ngadalësuesve të shpejtësisë (Policeve të shtrire)Pas përfundimit të këtyre fazave, do të vazhdohet me shënjimin horizontal si: vija gjatësore , shigjeta orientuese dhe oaza. Punët në teren për implementimin e këtij projekti janë duke u bërë nga operatori ekonomik NSH “LIRIU” .

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme