Nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri, Edi Rama, bën të ditur se nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, shkruan EkonomiaOnline.

“Që nga tre vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas tij, industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar.

“Dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama./EkonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme