Kanë nisur punimet në fazën e parë për realizimin e projektit për rregullimin e infrastrukturës për festivalin dhe tregun e rrushit në Komunën e Rahovecit, projekt ky që financohet nga Komuna dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ecurinë e punimeve në këtë projekt nga afër i ka parë sot edhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, i cili ka kërkuar nga operatori ekonomik i kontraktuar nga ana e Komunës, punët të kryhen ashtu siç është e paraparë me kontratë dhe cilësia e punimeve të jetë në nivel.
Projekti për rregullimin e infrastrukturës për festivalin dhe tregut të rrushit, është bashkëfinancim në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kosto e fazës së parë të këtij projekti është më vlerë 80 mijë euro.