Moti i mirë që është duke mbajtur, po u jep mundësi operatorëve të kontraktuar nga ana e Komunës së Rahovecit, që të vazhdojnë me realizimin e projekteve, të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016.
Projekti i planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2016, është kubëzimi i 11 rrugëve në fshatin Celinë.
Banorët e fshatit Celinë , për fillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm i janë falënderues kryetarit të Komunës së Rahovecit, i cili ka planifikuar që të kubëzohen 11 rrugë në këtë fshat.
Sipas tyre, me rregullimin e këtyre rrugëve do të u lehtësohet lëvizja e banorëve nëpër lagjet të cilët do të kubëzohen këto rrugë.