Nisin punimet për rregullimin e rrugës që lidh fshatrat Nagavc-Celinë

Rahovec | 09 Gus 2017 | 09:45 | Nga

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizmin e projekteve të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2017 dhe që janë në të mirë të qytetarëve të saj.

Realizimi i këtyre projekteve nga ana e Komunës, ka të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Një projekt i cili ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe që është duke u punuar me intensitet të madhe, është rregullimi i rrugës që lidh fshatrat Nagavc me fshatin Celinë.

Ky projekt financohet nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme