Nisma për Kosovën vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor ka rrjedh mirë me disa parregullsi që nuk do të ndikojnë në procesin zgjedhor.
Qerkin Dukolli, anëtar i Kryesisë së Nisma, ka falënderuar qytetarët për maturinë e treguar.
“Na ndajnë edhe pak momente deri në mbylljen e qendrave të votimit. Ne shprehim mirënjohje për kulturën demokratike në votime sot, kjo tregon që demokracia në Kosovë shënon ngritje”.
“Ne jemi në komunikim të përshtatshëm me shtabet tona zgjedhore në të gjithë Kosovën, ky proces ka rrjedh mirë, ato parregullsi që janë të vogla”.
“Nisma ata që ende s’kanë votuar bën apel ata të votojnë deri sa të mbyllen qendrat e votimit. Nisma fton trupat përgjegjëse që të mbyllen votimet në pajtim me rregullat”.