Një përplasje autobusi në Peru vrau 27 punëtorë të ndërmarrjes minerare “Hochschild Mining”,
Gjithashtu është bërë e ditur se janë lënduar edhe 13 persona të tjerë.
Autobusi po transportonte punëtorë nga uzina në Palankata në qytetin Arequipa në jug të vendit kur ndodhi aksidenti, raporton reuters.
Përmes një deklarate menaxhmenti i kompanisë shprehu keqardhje për aksidentin dhe shtoi se një hetim i gjerë ishte nisur.
“Ne të gjithë jemi të shkatërruar nga ky lajm dhe tashmë kemi filluar një hetim të plotë. Sidoqoftë, përparësitë tona të menjëhershme janë të mbështesim ata që janë përfshirë në aksident dhe familjen e tyre”, shkruan në deklaratën e kompanisë.