Një deputet i Shqipërisë infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook.

“Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mire me shëndetin”, shkruan ai.

Ai ka postuar një fotografi, ku ka përshkruar hapat të cilët i ka marrë pasi është konfirmuar me koronavirus.

Alimadhi tutje ka njoftuar se e infektuar është edhe gruaja e tij./Tch/

Të ngjashme