Një e mitur pritet të lind në Gjinekologji, policia arreston një të dyshuar

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është pranuar në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, e cila pritet të lind një fëmijë.

Me këtë rast është identifikuar një i dyshuar mashkull ashkali i cili ka bashkëjetuar me të miturën.

Raporti i plotë:

Nga QKUK – Reparti i Gjinekologjisë është raportuar se një paciente femër  K/Ashkali e moshës së mitur, është pranuar në këtë repart, e cila pritet të lind fëmijë. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari mashkull K/Ashkali ( i mitur) i cili ka bashkëjetuar me viktimën. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme