Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Dibër

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Makina tip “Volksëagen Pasat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, shkruan TCH .

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme