Një i vdekur në aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë personat e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Të ngjashme