Një krater i madh hapet në Napoli, veturat zhduken mes sirenave

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Në parkingun afër qendrës së COVID-it në Napoli, në mëngjesin e sotëm është hapur një krater i madh dhe i thellë 20 metra.

Shembjes së madhe i ka paraprirë një eksplodim i madh, teksa është përcjell edhe me sirena të veturave që janë zhdukur në thellësi të kraterit, kanë bërë të ditur mediat italiane të premten.

Nën vendin e ngjarjes, sipas agjencisë Agi, janë zjarrfikësit, të cilët me ndihmën e qenve të trajnuar po shikojnë nëse ka edhe njerëz. Deri më tash nuk ka informacione për ndonjë person të zhdukur.

Krateri dhe shembja e dheut kanë dëmtuar kabllot e gypat, për çka është dashur të evakuohen pacientët me simptoma të lehta që ishin të vendosur në një ndërtesë aty afër.

Spitali qendror dhe qendra kryesore e COVID-it nuk kanë pësuar dëmtime dhe po vazhdojnë punën normalisht.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë se shpërthimi ishte i qëllimshëm. Agjencia Agi thekson se gjatë ditëve të shkuara, në Napoli ka pasur reshje të mëdha të shiut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme