Një muaj paraburgim ndaj 6 personave për drogë

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 13:06 | Nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP.I.nr. 67/17, të datës 26 prill 2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit A.L, R.H., F.G., F.A., G.A., dhe F.S. shtetas të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit dyshohet se në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, duke vepruar si anëtarë grupi, pa autorizim kanë blerë dhe kanë përgatitur për transport, dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e njësiteve të DhTN-së në Ferizaj, Gjakovë Prizren dhe Gjilan, më datë 25 prill 2017, janë gjetur dhe sekuestruar 184 kilogram e 39 gram substanca narkotike, të dyshuara të llojit marihuanë, të përgatitura për eksport, ndërsa më datë 26 prill 2017, pas kontrollit nga Njësiti DhTN-së në Ferizaj, në fshatin Bibaj – Komuna e Ferizajt, janë gjetur dhe sekuestruar 128 kilogram substancë narkotike e dyshuar marihuanë.

Po ashtu edhe në fshatin Cërnillë janë gjetur 12 kilogram substancë e dyshuar narkotik i llojit marihuanë. Sasia e narkotikëve të sekuestruar dyshohet se ka origjinën nga Republika e Shqipërisë, ndërsa ka qenë e destinuar për eksport në shtetet e perëndimit dhe Turqisë. Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht në cilësinë e provave 22 telefon celularë, pesë vetura si dhe mjete dhe vegla të tjera të punës.

Me këto veprime të pandehurit A.L, R.H., F.G., F.A., G.A., dhe F.S. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 në paragrafi 1.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndaj të dyshuarve A.L, R.H dhe F.G prej datës 25 prill 2017 dhe do të zgjas 24 maj 2017, ndërsa për të dyshuarit F.A, G.A dhe F.S dukë filluar nga data e arrestimit 26 prill 2017 dhe do të zgjas deri më 25 maj 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme