Një muaj paraburgim ndaj tre personave për drogë

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 16:35 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji, me ç’rast edhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Të pandehurit Gj. K. dhe K. Z. shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe S. K. shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 21.03.2017 në ora 17:40 minuta në Gjilan, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë të Drejtorisë së Hetimeve Kundër Trafikimit të Narkotikëve, në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 12.435.3 gram (12 kilogram e 453.3 gram).

Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme