Një muaj paraburgim për policin në rastin e të miturës, Prokuroria jep detajet e seancës

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar sot seanca dëgjimore ndaj hetuesit policor, Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorim dhe abuzim seksual ndaj të miturës nga Drenasi.

Zëvendësprokurori Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur se Vesel Veseli deri tani nuk ka pranuar asnjë vepër të kryer për të cilat dyshohet se kreu në cilësinë e hetuesit policor ndaj të miturës 16 vjeçare, ndërsa ndaj tij është marr masa e paraburgimit për një muaj, njofton Klan Kosova.

Berisha ka apeluar të sigurohen të dhëna të sakta raportimi në lidhje me rastin pasi siç thotë ai ”për shkak se nga raportimet e devijuara po dëmtohen hetimet për të zbardhur rastin”, lidhur me rastin.

Ngjarja e 16 vjeçares nuk përfundonte me kaq, atë hetuesi policor në vend që t’i ofronte ndihmë për të zbardhur rastin e dhunimit nga profesori, ai pas keqtrajtimit seksual e la shtatzënë dhe e detyroi të kryente abort në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme