Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj pas tërmetit, Durrësi vuan ende pasojat

Një muaj pas tërmetit, Durrësi vuan ende pasojat

Një muaj pas tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona, Durrësi vuan ende pasojat e rënda të tij. Nga pallati ku humbën jetën 7 persona në lagjen 18 të Durrësit, pranë degës së Kryqit të Kuq, ka mbetur një hapësirë e madhe boshe që mbushet me kaltërsinë e qiellit, ndërsa një grumbull rrënojash i palarguar […]

Një muaj pas tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona, Durrësi vuan ende pasojat e rënda të tij.

Nga pallati ku humbën jetën 7 persona në lagjen 18 të Durrësit, pranë degës së Kryqit të Kuq, ka mbetur një hapësirë e madhe boshe që mbushet me kaltërsinë e qiellit, ndërsa një grumbull rrënojash i palarguar mbështetet në pallatin, dikur fqinj me të.

Asgjë s’ka mbetur! Katër pjesëtarët e familjes Reçi, së bashku me Diena Meçe Karanxhën, vajzën e saj të mitur dhe të ëmën nuk janë më prej një muaji. U larguan bashkë me të tjerë viktima që mbetën në rrënojat e objekteve të tjera duke lënë pas dhembjen dhe hidhësinë e një abuzimi të frikshëm vdekjeprurës në fushën e ndërtimeve, ndërsa akoma përgjegjësit e kësaj fatkeqësie nuk janë vënë para drejtësisë.

Viktimat e tërmetit dhe mijëra të prekur prej tij, që kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e ndërtimeve jashtë standardit, kërkojnë drejtësi.

Të ngjashme